Nje dite pas mbledhjes se shumes rekord te donacioneve per rindertimin pas termetit tragjik ne Shqiperi, kryeministri Edi Rama garanton se “rindertimi do te kthehet ne bazen e nje zhvillimi te ri ekonomik dhe social per Shqiperine”.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Rama shkruan se “Fondet e mbledhura dje, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020”.
Sipas kryeministrit, “me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013”.
“NE DO TA KTHEJMË RINDËRTIMIN NË BAZËN E NJË ZHVILLIMI TË RI EKONOMIK DHE SOCIAL PËR SHQIPËRINË QË DUAM️ Fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020 – me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013”, shkruan Rama.
g.kosovari