Sot ka nisur faza e testimit me makinën e së vërtetës (poligrafin) për 8 të kualifikuarit për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Testimi do të vijojë deri ditën e premte, ku cdo ditë do të paraqiten në test nga dy kandidatë. Seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek Ministria e Brendshme dhe do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për cdo kandidat.
Testimi mbyllet të premten dhe më pas SPAK-u do të përzgjedhë një nga tetë garuesit për t’ia përcjellë KLP-së për ta emëruar kreun e ri të BKH-së. Sipas ligjit kreun e BKH-së e zgjedh Këshilli i Lartë i prokurorisë.
Lista e 8 kandidateve të kualifikuar:
1- Aida Veizaj (Hanaj)
2- Ardian Çipa3-Artur Beu
4- Ervin Hodaj
5- Gentjan Shehaj
6- Lindita Nushi
7- Idajet Faskaj
8- Ylli Pjetërnikaj
Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.
Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik. Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate. /e.s/