• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Asetet e sekuestruara/ Kreu i Agjencisë së Administrimit: Asnjë pronë e krimit s’është shitur. Asnjë blerës në 10 vite

by Java News
18/02/2020 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 vite nga ligji antimafia, asnjë pronë e krimit nuk është shitur në ankand. Në një dekadë rezulton që të gjitha ankandet kanë dështuar. Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara duke iu përgjigjur interesit të Report Tv tregon se në 10 vite nuk ka pasur asnjë blerës.

“Në duar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara aktualisht ndodhen pasuri me një vlerë të konsiderueshme totale prej 29.4 milionë eurosh, por shteti dështon t’i shesë pasuritë e paluajtshme apo makinat që u janë sekuestruar me vendim gjykate personave të lidhur me krimin”. Kështu deklaron për Report TV administratori i këtij institucioni Artur Kala, sipas të cilit “pasuritë e paluajtshme të konfiskuara kanë dalë për shitje, por deri më tani nga të gjithë ankandet e zhvilluara nuk është shitur asnjë pasuri, nga rreth 20 pasuri te nxjerra në ankand”, thotë drejtori i Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara, Artur Kala.

Sipas statistikave zyrtare, janë në total 3.6 miliardë lekë pasuritë në vlerë, të tilla si prona të paluajtshme, makina, mjete lundruese, por edhe llogari bankare, të cilat i administron institucioni i mësipërm. Kryesisht, këto pasuri rezultojnë të sekuestruara apo të konfiskuara në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë e Sarandë.

Nga këto, 25.6 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara dhe vetëm 3.9 milionë euro janë ato të konfiskuara, pra kur pronësia i ka ikur pronarit të mëparshëm dhe i ka kaluar shtetit. Vitet e fundit, konfiskimi ka ecur me “hapin e breshkës”.

Kështu, nga 183 pasuri të sekuestruara, vetëm 6 janë konfiskuar në vitin 2018 dhe nga 41 të sekuestruara në vitin 2019, janë konfiskuar vetëm 5 prej tyre. Aktualisht AAPSK ka nën administrim 182 pasuri të sekuestruara.

Po ashtu rezulton se nder asetet e luajtshme konfiskuar krimit si makina janë 15 mjete qe po vlerësohen nëse do shiten për skrap apo si mjete. Ndërsa pese qarqet ku krimi ka investuar kapitalin e tij tashmë të sekuestruar janë Tirana, Durresi, Fieri, Vlora dhe Saranda. /shqiptarja.com/

Next Post
Në vëzhgim nga kafja me bashkëshorten deri tek momenti i rrëmbimit. Dalin fotot nga momentet e fundit të Jan Prengës

Në vëzhgim nga kafja me bashkëshorten deri tek momenti i rrëmbimit. Dalin fotot nga momentet e fundit të Jan Prengës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com