Një fermer ka mbetur i plagosur pasi e ka zënë zetori gjatë kohës që ishte duke punuar tokën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës.
Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.Gj, 44-vjeç.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr shërbimin mjekësor.
Sipas dëshmive, 44-vjeçari ishte duke punuar tokën, kur zetori është përmbysur duke e zënë poshtë.