Një grabitje e dytë e kazinove është regjistruar brenda më pak se 24 orëve në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Në një grabitje gjatë ditës së djeshme u vranë dy persona.
Mediat maqedonase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 21:47 të mbrëmjes së djeshme, por nuk pati të lënduar nga grabitja.
Autori i maskuar nën kërcënimin me armë hyri në kazinonë në rrugën “Sreçko Puzhalka” dhe mori paratë.
Më pas ai u largua dhe ende nuk është identifikuar.
Mëngjesin e të shtunës gjatë një grabitje në kazinonë “Vegas” u vranë dy persona.
Njëri prej tyre ishte shqiptar nga Kosova, 22-vjeç me inicialet V.H, i cili ishte klient. U vra gjatë grabitjes edhe roja i sigurisë, mundës i dalluar në Maqedoninë e Veriut, i identifikuar me emrin Bunjamin Nuishi.
/a.r