Rrëzimi i helikopterit që mori jetën e Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë, nuk ka ndonjë dëshmi të ndonjë prishjeje të motorit, kanë thënë të premten Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).
Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe të tjerët vdiqën në përplasjen e 26 janarit në Calabasas, Kalifornia.
Grupi po fluturonte për në një turne basketbolli për vajza në Akademinë e tij Sportive “Mamba”.
Skuadra e Gianna ishte trajnuar nga Bryant dhe do të luante në atë turne.
NTSB po heton aksidentin, përfshirë edhe çdo rol të mjegullës së madhe që ishte atë ditë dhe një raport përfundimtar nuk pritet të dal të paktën edhe për një vit.
Ata kanë publikuar edhe foto nga afër para dhe pas aksidentit që janë në raportet e tyre.
Paneli i instrumenteve të helikopterit u shkatërrua nga përplasja dhe shumica e pajisjeve u shpërndanë, sipas të dhënave hetimore të NTSB që u lëshua të premten.
Kontrollet e fluturimit u thanë se pësuan dëme nga zjarri.
Raporti i së premtes ishte thjesht informues dhe nuk ofronte asnjë informacion në lidhje me atë që shkaktoi përplasjen.
Hetuesit zbuluan të mërkurën se sistemi i paralajmërimit (TAWS), i cili është krijuar për të dërguar një paralajmërim kur një përplasje është afër, nuk ishte e instaluar në helikopterin e Bryant.
Zyrtarët e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit thonë se është shumë herët për të thënë nëse një TAËS në helikopterin Sikorsky të Bryant mund të kishte parandaluar rrëzimin.
g.kosovari