Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ambasada amerikane ka publikuar detaje nga takimi dhe disa foto në Facebook. “Porosia” e saj ishte për “një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit”.
“Ambasadorja i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave. Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike”, thuhet në njoftim.
g.kosovari