Një person i shumëkërkuar për mashtrim të përsëritur disa herë, është arrestuar nga policia e Tiranës.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Përparim Kovaçi, banues në Tiranë, i cili u prangos paraditen e sotme.
Ndaj tij Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg.
Kovaçi është shpallur fajtor për veprën penale “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet,10 muaj e 18 ditë burg.
50-vjeçari u lokalizua dhe u kap në zonën e “Komunës së Parisit” dhe më pas u dërgua në policinë e Tiranës.
Kovaçi akuzohet se në bashkëpunim me Gjovalin Tomën dhe Martin Molin, kanë mashtruar disa persona në bashkëpunim.
Nga hetimet ka rezultuar se aktivitetin e mashtrimit të dyshuarit e kanë nisur në 2009 duke përdorur si argument se do të merrnin një kredi prej 3 milionë euro tek një bankë gjermane.
Si provë përdorej një biznes i falimentuar “Drini sh.p.k” duke mashtruar mbi 8 persona se i duheshin 10 % të shumës si garanci për bankën gjermane që do t’i lëvronte 3 milionë eurot.
g.kosovari