Është duke vijuar procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Top Channel, raporton se nga 40 aplikantët që synonin për të qenë në krye të BKH-së, kanë mbetur tashmë 18 prej tyre, pasi shumica nuk kishin plotësuar kriteret ligjore bazë.
Provimi i radhës, për 18 kandidatët do të jetë testi fizik, që do të mbahet në datën 6 shkurt, në ambjentet e reja të RENEA-s , si dhe testin e poligrafit që është makina e së vërtetës.
Kandidatët do të vrapojnë 2.4 km, do të kryejnë pompa, do të bëjnë palosje për 1 min, si dhe do të kryejnë një vrap të shpejtë (sprint) në një gjatësi pej 300 m.
Mbas testit fizik, do të jetë testi i të vërtetës, i cili do të zhvillohet në Ministrinë e Brendshme por data nuk është caktuar ende.
Do të kryhet procesi i vettingut të trefishtë për të gjithë kandidatët që do të jenë në garë, shton më tej në fjalën e saj gazetarja Anila Hoxha.
E pyetur se sa kohë mund të marri procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të BKH, gazetarja shprehet se gjithccka varet nga procesi vettingut.
“Nëse nuk do të zgjas procesi i vettingut, në muajin mars, vendi ynë do të ketë një drejtor të ri për Byronë Kombëtare të Hetimit”./tch
g.kosovari