Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës që ka kritikuar duke kundërshtuar ligjin special anti-KÇK-së.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama thotë se nuk ka asnjë surprizë që PD vë në diskutim kushtetueshmërinë e kësaj pakete ligjore.
“PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës anti-KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij” shkruan Rama.
PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë udhqyer e janë ushqyer prej tij🤮
— Edi Rama (@ediramaal) February 3, 2020
Operacioni Forca e Ligjit ka nisur sot ditën e parë në terren kundër pasurive të personave të dënuar apo dyshuar për vepra penale që të justifikojnë pasurinë e tyre, ose do u sekuestrohet.
g.kosovari