Disa tregtarë kinezë në Tiranë denoncojnë ardhjen e një bashkëkombasi të tyre ditën e shtunë (1 shkurt) në Rinas.
Ata thonë për se personi në fjalë punon si kuzhinier në një restorant kinez në kryeqytet dhe kanë frikë se mund të jetë bartës i koronavirusit. Denoncuesit këmbëngulin se kuzhinieri kinez nuk është kontrolluar imtësisht dhe nuk është vendosur në karantinë.
Tregëtarët kinezë pranë Medresesë në Tiranë, janë të shqetësuar. Ata thirrën ABC News për të denoncuar një rast, që sipas tyre, rrezikon të sjellë koronavirusin në Shqipëri.
Sipas tyre, kuzhinieri i një restoranti kinez në zemër të Tiranës, ka mbërritur ditën e shtunë në Rinas, pasi ishte nisur nga Pekini.
“Minoriteti kinez që jeton në Tiranë ka shqetësimin e vet sepse ky person që ka ardhur një ditë më parë është edhe kuzhinier, punon në restorant, ndaj rreziku është më i madh. Sipas njoftimit të ambasadës, personat që vijnë nga Kina duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë”, shprehet Shuo Chen për ABC News Albania.
Shtetasit kinezë thonë se kuzhinieri me inicialet L. F. nuk i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor të imtësishëm në aeroport dhe ai mund të mbart virusin vdekjeprurës.
ABC News kontaktoi restorantin kinez ku punon kushinieri L.F. Në një bisedë telefonike ata thanë se punonjësi i tyre është i kontrolluar dhe i sigurt.
Pas shfaqjes së Koronavirusit, jeta e qyetarëve kinezë në vendin tonë, ka ndryshuar. Tregëtarët janë në kontakt të vazhdueshëm më familjarët e tyre, për tu siguruar që virusi nuk u është afruar.
g.kosovari