Mbrëmjen e së premtes së 31 janarit, në San Vito dei Normanni të Brindisi, policia italiane arrestoi 26-vjeçarin Korado Shahini.
Kjo pasi Gjykata e Brindisit ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij ku nga “arrest shtëpie” u vendos “arrest me burg’. Kjo masë u mor ndaj Shahinit, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ai nuk kishte vendqëndrim fiks.
Duke qënë se nuk kishte vendqëndrim bazë, policia e kishte ndjekur herë pas here, ku të enjten e kishin pikasur duke hipur në një makinë ‘Fiat Punto’ me shokët e tij, për të dalë si të ishte totalisht i lirë.
Lëvizjet e tij po monitoroheshin, për shkak të zhvendosjeve të shpeshta. Shahini, u arrestua në prill të vitit 2018 pas një ndjekje nga policia, ku rezultoi se po lëvizte me një makinë të vjedhur, ku pas disa manovrave e braktisi mjetin për tu larguar më tej në këmbë.
U zbulua se makina e drejtuar prej tij, ishte përdorur në disa grabitje, duke bërë që ta arrestojnë, ndërsa më tej gjykata e la në “arrest shtëpie”, deri kur këtë të premte u rikthye sërish në burg.
/a.r