Në rrjetet sociale po qarkullon video ku thuhet se bëhet fjalë për momentin e rrëzimit tragjik të helikopterit, ku po udhëtonte basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare.
Në fakt, video e mëposhtme nuk është asgjë më shumë sesa një lajm i rremë, shkruan JavaNews.al
“Rasti në video ka ndodhur në dhjetor 2018 në Emiratet e Bashkuara Arabe, në malet Ras al-Khaimah” – thonë denoncuesit në rrjetet sociale duke nxjerrë zbuluar publikuesit.
Vetë publikuesit e videos e kanë pranuar më pas, duke u shprehur se kanë pasur si qëllim ilustrimin e rastit të Bryant.
Viktimë e shpërndarjes së pamjeve kanë rënë edhe mediat shqiptare, ndërsa video po bëhet virale pa mëshirë.
/javanews/a.r