• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zyrtare: Tërmeti i 26 nëntorit ishte 9 ballë në Durrës, 7 ballë në Tiranë

by A R
27/01/2020 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Hamallaj, Jube dhe rrushkull Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.

Sipas të dhënave zyrtare të IGJEUM, tërmeti është ndjerë VIII në qytetin e Shijakut, Golemit, Vorës, Thumanë, Mamuras etj, VII ballë në qytetin e Tiranës, Rrogozhinë Milot, Velipojë etj., VI ballë në qytetit  Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Librazhdit, Fierit,V ballë në qytetet e Tepelenës, Korçës, Tetovës dhe Niksicit, Prishtinës, Dubrovnikut, Korfuzit, Leces, Otrantos etj; IV ballë në qytetet Janina, Preveza, Nish, Sarajeve, Taranto etj.

Ndryshe nga magnituda, shkalla evropiane makroseismike EMS-98  mat forcën e tërmetit me ballë është shkalla e parë e intensitetit sizmik, e krijuar për të inkurajuar bashkëpunimin midis inxhinierëve dhe sizmologëve, në vend që të përdoret vetëm nga sizmologët. Ajo është një manual të detajuar, i cili përfshin udhëzime, ilustrime dhe shembuj të aplikimit.

Për dallim nga shkallët e madhësisë së tërmetit, të cilat shprehin energjinë sizmike të lëshuar nga një tërmet, intensiteti EMS-98 me ballë tregon se sa fuqishëm një tërmet ndikon në një vend të veçantë. Shkalla e EMS-98 me ballë ka 12 kategori ku shkalla 9 ballë është shkatërruese, dhe pastaj të tre shkallët e tjera deri tek 12 janë shumë shkatërruese, shkruan ‘monitor’

Tërmeti tjetër i madh i datës 26 dhjetor në orën lokale 07:08 pati një intensiteti i tërmetit në epiqendër VII-VIII ballë (EMS-98) në detin Adriatik dhe u ndje VII-VIII ballë në Patok, Lalez, Shetaj, VII balle qytetin e Lacit, Milot, Thumanë dhe ne Hamallaj VI-VII në qytetin e Vorës, Krujës, Lezhës, Ulqin; VI ballë në qytetet e Durrësit, Tiranës, Rrëshenit, Velipojës etj; V ballë në qytetin e Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Elbasanit, Lushnjës; IV ballë në qytetet Tepelene, Korçe, Pogradec, Dibër, Tetovë dhe Podgorice etj.

Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për muajin nëntor në vendin tonë sizmitetin të nivelit më të lartin që prej tërmetit të 15 prillit 1979 (M6.9). Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetin e Durrësit me magnitudë 6.3, më 26 nëntor, në orën 03:56 me orën lokale që është dhe tërmeti më i fortë i 40 viteve te fundit. Nga ky termet humben jetën 51 persona. Përkatësisht në Durrës 25 viktima, Thumanë 24 viktima, Lezhe 1 viktimë dhe Tiranë 1 viktimë.

Në qarkun Durrës 47 persona u nxorën nga rrënojat që shpëtuan jetën. Numri i të plagosurve arriti rreth 2000 vetë. Më shume se 12 mijë njerëz ngelën pa strehë.

Gjatë muajit nëntor janë lokalizuar 420 tërmete me magnitudë që varion nga 0.7 në 6.3(Richter), dhe më i forti me ML= 6.3 Rihter, 4prej tyre me magnitudë ML> = 5.0 Richter, 30 prej tyre me ML>4.0 dhe 139 prej tyre me Ml>3.0 Rihter.

/a.r

Next Post
Mariza Ikonomi tregon ‘sherrin’ me prindërit për lekët, pasi fitoi çmim në festival

Mariza Ikonomi tregon 'sherrin' me prindërit për lekët, pasi fitoi çmim në festival

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Deklarata e ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri, Alibeaj: Po na thonë që disa gjëra zgjidhini vetë

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com