Ka filluar sot sesioni i ri parlamentar për vitin 2020, ku nga deputetët që morën fjalën, ishte edhe Myslim Murrizi.
Ai e nisi me batutë pasi Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk kishte ku të ulej dhe karrigia u shtua më pas.
“Keni ndërruar dhe këto televizorët nga Lura në Samsung, por unë ngrita sërish dorën, pasi nuk i them këtyre veglave të reja.
Mirë bëtë me këto tenderat që shtuan televizorat e ri, por shtoni dhe një karrige se shtuat ministrat.
Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm”, u shpreh Murrizi.