Ndarjave aktores Rudina Dembacaj nga bashkëshorti i saj, Aleksi, ishte një ndër lajmet që bëri xhiron e mediave.
Akoma edhe më shumë u diskutua në rrjet lidhja e saj e re me ish-deputetin Mark Frroku. Rudina dhe Aleksi pasi deklaruan se procedurat e divorcit ishin tashmë të nisura dhe drejt përfundimit na lanë të kuptonim se vazhdonin të kishin një raport miqësor.
Por duket se ky raport i tyre mund të vihet në dyshim pasi ish-partneri i Dembacaj, poston vazhdimisht deklarata që siç duket shoqërojnë botën e tij shpirtërore.
Së fundmi ai ka shkruar se “Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri kur vjen një grua e vështirëson”. /e.s/