Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e gëzuar e ka ndarë për të gjithë ndjekësit e saj me anë të një postimi në Facebook.
Elisa ka publikuar një fotografi me të dy fëmijët e saj, duke zbuluar kështu edhe të sapolindurin, djalin e vogël.
“Kren❤”, shkruan Spiropali, e cila ka zgjedhur në këtë formë një tjetër emër shqiptar për djalin.
Kjo pasi edhe vajza 5-vjeçare, ka emër të pastër shqiptar Nalta.
Elisa është e martuar me Salarjon Totën dhe me ardhjen e djalit të tyre në jetë, familja është plotësuar.
/a.r