Kryeministri rus Dmitri Medvedev dhe qeveria e tij kanë dhënë dorëheqjen, pasi Presidenti Putin propozon ndryshime në Kushtetutë.
Dorëheqjen e ka njoftuar vetë Medvedev, menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor të vendit.
Ndërkohë presidenti Putin u kërkoi ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa të formohet një e re.
Medvedev para se të jepte dorëheqjen e kabinetit u takua me Putin. /e.s/