Tre trena të metropolitanës së Linjës1 të Napolit janë përplasur rreth ores 7:45 të mëngjesit të sotëm.
Deri në këto momente raportohet për 7 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjëndje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk ka një version zyrtar të dinamikës së ngjarjes por hetimet e para dyshojnë se një prej trenave nuk ka respektuar semaforin e kuq gjë që ka çuar në përplasjen me trenin tjetër që po vinte në drejtim të kundërt.
Me shumë gjasa pritet të hapet një proces hetimor i cili me anë të videokamerave të sigurisë do të mund të zbardh gjithçka ka ndodhur.
Të plagosurit po kurohen në dy spitale të Napolit, Mes tyre është dhe një prej makinistëve të njërit prej trenave i cili ndodhet në gjëndje shoku e ka marrrë plagë në krahun e djathtë.
g.kosovari