• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Maqedonisë së Veriut apel turistëve: Vizitoni bregdetin e Shqipërisë

by A R
14/01/2020 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, i bëri apel sot në Tiranë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera, që “pas ngjarjeve të tilla , si ajo e tërmetit të 26 nëntorit, edhe më shumë ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë”.

Në fjalën e tij në samitin ndërkombëtar “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, ku marrin pjesë Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, ministri Bekteshi theksoi se “Shqipëria nuk është vetëm fqinji i ynë, por edhe vend miqësor e partner strategjik i Maqedonisë së Veriut”.

“Përveç , qytetarëve të qyteteve të tjera, bashkëkombësve që jetojnë në fqinjësi apo në Europë dhe botë janë vendet fqinje, të cilët janë gjithmonë të parët aty kur dikush ka nevojë. Vendi ynë solidar, qytetarët e Maqedonisë se Veriut dhe në veçanti shkupianët e kujtojnë dëmin nga tërmeti katastrofik në 1963 kur ndodhi në Shkup atëherë ishte thelbësore ndihma që vinte nga të gjitha kombet e botës dhe falë kësaj ndihme ne arritëm të rindërtojmë kryeqytetin tonë”, – theksoi Bekteshi.

Menjëherë, vijoi ai, pas tërmetit në Shqipëri ne dërguan ndihma jo vetëm financiare, por edhe ekipe me 50 persona për të shpëtuar dhe siguruar ndihmën e parë për qytetarët e zonave të prekura.

“Ekipet tona ishin ndër të parët që mbërritën në zonat e prekura dhe që ofruan ndihmë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut hapën edhe dyert për qytetarët e prekur që kishin mbetur pa shtëpi dhe ofruan ndihmë e mbështetje për strehim. Falënderoj gjithë qytetarët komunitetin e biznesit dhe të gjithë institucionet e Maqedonisë së Veriut, që morën pjesë në aksionin për shpëtimin, të cilët hapën dyert e shtëpive dhe dhuruan me bujari për të dëmtuarit nga tërmeti dhe treguan solidaritetin e tyre dhe më këtë rast treguan solidaritetin e Maqedonisë së Veriut”, – nënvizoi Bekteshi.

Sipas tij, këto fatkeqësi natyrore lënë një shenjë të madhe jo vetëm te banorët, por edhe tek qytetet, zonat dhe rajone të tëra.

“Duke marrë parasysh edhe analiza të bëra nga organizata të njohura botërore në raste katastrofash të tilla me siguri do të ketë një numër më të vogël të turistëve që i vizitojnë këto zona. Por me aktivitete të tilla të organizuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë me mbështetjen e të gjithë vendeve të rajonit, të gjithë organizatave botërore jam i bindur që në Republikën e Shqipërisë do të ketë rritje të numrit të turistëve do të krijohen më shumë vende pune nga industria e turizmit. Ne na mbetet të ndihmojmë Shqipërinë për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti”, – tha Bekteshi.

/a.r

Next Post
Më shumë se 110 të vdekur nga stuhitë në Afganistan

Më shumë se 110 të vdekur nga stuhitë në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Miti i diasporës së ndriçuar politikisht

August 15, 2026
324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë/ Shkatërrohet banda në Greqi, drogën e fshihnin në ngarkesa me letër për riciklim

324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë/ Shkatërrohet banda në Greqi, drogën e fshihnin në ngarkesa me letër për riciklim

August 15, 2026
Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

Tërmeti në Kolumbi/ U kthye për vajzën që mbeti brenda, nëna sakrifikon jetën nën rrënoja

August 15, 2026
VIDEO/ I vendos pistoletën në kokë, por arma nuk shkrep! Dalin pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan

VIDEO/ I vendos pistoletën në kokë, por arma nuk shkrep! Dalin pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan

August 15, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Përplasen dy automjete në Fier, plagosen babë e bir, mes tyre një i mitur

August 15, 2026
I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

August 15, 2026
Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

August 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com