Gjatë pasdites së djeshme është publikuar në media një video ku shfaqen disa të rinj, të cilët dhunojnë dikë brenda një makine luksoze.
Sic shikohet dhe në video makina ka ndaluar dhe ata gjuajnë drejt personit që është ulur në sediljen e shoferit. Sipas asaj që thotë, personi që ka nisur video për JOQ, me këtë makina është parë modelja e njohur Trejsi Sejdini.
Po ashtu ai ka nisur edhe një foto, ku Trejsi Sejdini shfaqet duke pozuar para kësaj makine.
Por nuk dihet nëse ka qenë, ajo në makinë teksa të rinjtë qëllojnë. Gjithashtu personi që ka nisur videon ka bërë me dije se videoja është filmuar në Tiranë.
“Esht bo n maj si video. N tiron.”, ka shkruar ai.
Kujtojmë këtu se Trejsi Sejdini është një ndër vajzat më të përfolura në shoëbiz-in shqiptar. Shpesh herë ajo është kryefjala e mediave për shkak të sherreve dhe jetës luksoze që reklamon në rrjetet sociale. /a.r
Ekskluzive, pamje dhune mes Tiranës/ Të rinjtë rrahin dikë në makinë, dyshohet se ka qenë Trejsi Sejdini on Vidnews.