Horoskopi i hollësishëm vjetor për vitin 2020 u parashikon Ujorëve sukses në profesion, por edhe mosmarrëveshje në planin emocional! Harmoni, gjallëri dhe tendencë për bukurinë dhe artin…
Ujori shpesh është bash ai person të cilin tjerët nuk e kuptojnë. Ai nuk është misterioz si për shembull Akrepi, por duket çuditshëm. I vetmi që mund ta kuptojë Ujorin e ndryshueshëm dhe të çuditshëm është Ujori tjetër.
Sjellja e ndryshueshme e Ujorit rrjedh nga elementi i tij – ajri. Intelekti i theksuar dhe proceset e theksuara dinamike mendore, janë karakteristika shumë të dukshme të kësaj shenje.
Me të njëjtën energji në shenjën tuaj, ky vit premton të njëjtin ton energjik, vazhdimisht të ndryshueshëm dhe të fuqishëm si edhe në vitin 2019.
Aty ndryshimet rrinë pezull para dyerve tuaja. Mirëpo ekzistojnë edhe ëndrra, vizione dhe dëshira, ndonjëherë paksa nebuloze por ndonjëherë edhe ultra të qarta.
Në këtë kuptim nuk mundeni të kontrolloni se çfarë ndodh jashtë në jetën tuaj, mirëpo mund të mbani integritetin tuaj dhe bindjen apo përpjekjen dhe mundeni t’u tregoni të tjerëve si të ecin vërtet drejt vetes në çfarëdo kohe.
Çdo gjë mund të ndodhë dhe në çdo moment mund të fillojë aventura juaj më emocionuese në jetë. Qëndroni të gatshëm.
Puna dhe karriera
Yjet në vitin 2020 ju parashikojnë që me siguri do të keni sukses në punë. Këtë vit duhet më shumë të bashkëpunoni me kolegët. Gjithashtu, përpiquni të mos jeni impulsiv në punë.
Në punë patjetër duhet të jeni me përgjegjësi dhe serioz, andaj do të detyroheni që t’u përshtateni kushteve dhe të silleni më profesionalisht, nëse dëshironi të avanconi në karrierë në vitin 2020.
Kur është fjala për paranë, mos u brengosni, do të keni mjaftueshëm që t’i paguani shpenzimet dhe t’i lani borxhet.
Do të keni mundësi të blini pothuajse çdo gjë që dëshironi. Edhe pse kjo është argëtuese dhe mashtruese, përpiquni që të mos u nënshtroheni impulseve dhe të mos bini në borxhe të reja. Nuk është çdo gjë në shpenzime, mësojeni këtë njëherë e përgjithmonë.
Forca personale është viti juaj 2020 kur është fjala për punën. Do të keni pak shqetësime deri nga mesi i vitit, mirëpo pastaj çdo gjë bie në vend të vetin.
Pa dyshim do të keni ide të reja, do të propozoni përmirësime dhe risi, do të gjeni mënyra të reja t’i bëni disa gjëra madje ato do të jenë arsyeja themelore të cilat do të shënojnë karrierën tuaj dhe suksesin profesional në këtë vit.
Thjesht do të shkëlqeni me vetëbesimin dhe sigurinë dhe të tjerët për këtë do t’ju përkrahin. Mirëpo, nuk është momenti i mirë për fillimin e aventurës së re, punës apo projektit.
Është koha kur duhet të korrni atë që keni mbjellë. Keni dëshirë të madhe për respekt dhe më në fund do ta keni deri në fund të vitit.
Paraja do ta gjejë rrugën deri te ju në vitin 2020. Në to fokusohuni gjatë disa viteve të fundit dhe ato ju gjejnë në çdo mënyrë të mundshme.
Do të keni rritje të shumë gjërave: të ardhura më të mëdha, shitje më të mëdha, promovime dhe mirënjohje.
Ky është vit i mbarë. I vetmi faktor pengues në arritjen tuaj të të ardhurave është marrëdhënia me partnerin i cili ndoshta shprehet bash falë atyre të ardhurave. Do të ishte mirë që t’i rishqyrtoni marrëdhëniet nëse nga të ardhurat apo financat tuaja varet lidhja juaj.
Pranvera është koha e mirë të kërkoni këshilla nga dikush lidhur me financat. Në fund të vitit do të shihni që ky vit ka qenë vit i fuqishëm, i rritjes së vazhdueshme dhe i përparimit.
Shëndeti
Këtë vit Ujorët do të detyrohen të vendosin se çfarë dëshirojnë të bëjnë për vetveten dhe shëndetin e tyre.
Ndoshta ekziston ndonjë çështje me të cilën jeni përballur, ndërkaq këtë vit duhet të merrni vendim lidhur me të.
Nëse do të keni mundësi, provoni të ushtroni, por mos e teproni, qëndroni në kuadër të kufijve tuaj. Edhe disa këshilla, pini shumë ujë, hani mirë dhe siguroni vetes gjumë të mjaftueshëm.
Në këtë vit do t’ju interesojë shumë mjekësia alternative dhe do t’ju jetë shumë e dobishme ta integroni në jetën tuaj.
Në të kaluarën keni pasur shëndet të ndryshueshëm fizik dhe sfida shëndetësore në fillim të vitit do t’ju çojnë deri në metoda alternative por nuk do të keni probleme serioze. Nëse i bashkoheni ndonjë grupi i cili praktikon shprehi të posaçme alternative, do të përjetoni përvoja të këndshme.
Në 2020-n do t’ju nevojitet më shumë se kurrë më parë shëndeti i mirë, sepse lidhjet dhe partneritetet do t’ju sjellin stres të madh.
Ndërkaq stresi gjithmonë merr harraq edhe fizik, kështu që është koha të krijoni shprehi të mira shëndetësore në vitin 2020, që sa më shumë të qetësoheni, relaksoheni në natyrë, të kaloni kohën me familjen dhe me të dashurit tuaj dhe sa më pak kaloni kohë para ekranit të kompjuterit, celularit, televizorit etj.
Dashuria
Këtë vit Ujorët me siguri do të ndiejnë më shumë pasion ndaj partnerit. Nëse nuk keni partner, atëherë ky është vit i shkëlqyeshëm për gjetje të shpirtit binjak.
Do të jeni më romantik se kurrë më parë, sharmi nuk do t’ju mungojë, andaj lehtë do të joshni njerëz të rinj.
Kur është fjala për partnerin tuaj aktual, natyra juaj spontane do të fusë pak argëtim dhe pasion në marrëdhënien tuaj martesore, që me siguri do t’i relaksojnë gjërat.
Nëse jeni vetëm, atëherë do të duhej të shkoni në ndonjë vend të ri për të njohur njerëz të rinj. Është më se e sigurt që do t’i gjeni, por jo në rrethin e miqve.
Gjithashtu, këtë vit me siguri do të jeni më emocional ndaj miqve tuaj dhe familjes. Thjesht, probabiliteti më i madh është që do të ndiheni më këndshëm në shoqërinë e tyre.
Nuk ka nevojë që të shtireni kur jeni me njerëzit të cilët i njihni mirë. Lirisht tregohuni ai që jeni. Gjithashtu ky vit është i mirë të planifikoni të keni fëmijë.
Megjithatë, shumë Ujorëve do t’u mungojnë parashikimi, stabiliteti, siguria dhe kënaqësia në dashuri dhe martesë. Prandaj ruajuni nga humbjet në planin e marrëdhënieve romantike, madje edhe në miqësi.
Kjo do të mund t’ju bëjë të qëndroni me të dyja këmbët në tokë kur të mësoni që nuk i kuptoni të tjerët dhe posaçërisht ata juve nuk ju kuptojnë. Atëherë do të krijohet një atmosferë e keqe. Madje do të mund të çrregullohen edhe marrëdhëniet tuaja afariste.
Këtë vit ju presin disa leksione që kanë të bëjnë me raportet me partnerin, të cilat do të detyroheni t’i mësoni.