Miku më i mirë i njeriut dhe i koalas. Protagonisti i një videoje, që në këto orë po bëhet virale në rrjetet sociale, quhet Rusty.
Ky është qeni i familjes Stone, që banon në Ashton, në Australinë jugore, i goditur nga zjarret.
Koala ka hyrë në kopshtin e familjes Stone për të pirë ujë dhe për tu strehuar. Rusty nuk është aspak xheloz për tasin e tij, përkundrazi e ndan atë me këtë koala.
Ujë dhe përkëdhelje për të voglin koala që ndodhet në vështirësi. Videoja e bujarisë së Rusty, e postuar nga një mik i familjes, është bërë menjëherë virale në web.