Një aksident i rendë raportohet të ketë ndodhur në autostradën Lezhe-Shkodër ne dalje të fshatit Balldren.
Sipas mediave informative, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetyur të plagosur dy persona. Konkretisht janë përplasur një veturë me një fuoristradë në kryqëzimin e fshatit Gocaj.
Si pasojë e përplasjes mjeti fouristradë ka përfunduar në kanal i përmbysur, ç’ka ka sjellë edhe plagosjen e dy personave të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. /e.s/