Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Grudë të Shkodrës.
Sipas burimeve policore, është qëlluar me armë zjarri nga dy persona, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Mësohet se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me breshëri plumbash drejt baneses së Gjergj Mhillajt, nga dy persona, që janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim.
Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e nevojshme.
Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz.
Shkoder/Informacion Paraprak
Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
g.kosovari