• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë të kujton 25 Shkurti 2000?”, Bardhi akuza kryebashkiakut të Mallakastrës: Së shpejti prova për të shkuarën e tij kriminale

by Java News
08/01/2020 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike po punon dhe shumë shpejt do provojë për opinionin publik se Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik.

Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një dalje për mediat nga selia blu, ku akuzoi kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit dhe ka fshehur të kaluarën e tij kriminale.

“Sot, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Mallakastrës. Sipas të dhënave të mbledhura nga PD, Qerim Ismailaj, rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi dhe më pas është dënuar dhe dëbuar në periudhën 1999-2000.

Ky është rasti i katërt, pas atij të Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit të organizuar dhe ndan pushtet politik me krimin e organizuar. Njëlloj si Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku apo Babani i Vaut të Dejës edhe Edi Rama i Mallakastrës u përbetua sot para mediave se nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë në Greqi”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit ky është një mashtrim, pasi ai njëlloj si Edi Rama e di mirë se ka të shkuar kriminale dhe se është i dënuar në shtetin grek. “Partia Demokratike po punon dhe shumë shpejt do të provojë për opinionin publik edhe zyrtarisht se Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe se në bazë të ligjit të Dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik.

Në fakt kjo nuk është detyrë as e Partisë Demokratike dhe e asnjë partie politike në vend, detyrë për të zbatuar ligjin e Dekriminalizimit e ka në radhë të parë njeriu që i kandidon këta kriminelë në pozicione publike dhe pas tij organi i Prokurorisë së Përgjithshme. Dhe pas tij organi i Prokurorisë së Përgjithshme”, shtoi ai.

Ajo që ka vërejtur Partia Demokratike gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë një sorollatje e pajustifikuar e procedurave të verifikimit nga ana Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjithashtu, thekson Bardhi organi i prokurorisë ka dështuar në të gjitha rastet të zbatojë në mënyrë të plotë ligjin e Republikës së Shqipërisë, por asnjë nga rastet nuk rezulton të jetë zbatuar ligji antimafia dhe kriminelët e Edi Ramës, kriminelët që Edi Rama t’i fuste në politikë sot gëzojnë të paprekur pasurinë e vënë nga veprimtaria e tyre kriminale.

“Për t’iu kthyer rastit të Mallakastrës që provon edhe një herë, e ripërsëris bashkëqeverisjen e Edi Ramës me krimin në vend, dua t’i drejtoj një pyetje publike se çfarë i kujton Edi Ramës së Mallakastrës data 25 shkurt 2000? Sot nuk është koha për mashtrime, është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit, por të dalë dhe të marrë përgjegjësi dhe t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativa e tij e vetme është krimi i organizuar. Përse kandidon në bashkitë bastion të Partisë Demokratike individë me të shkuar kriminale?”, përfundon deklaratën Bardhi.

g.kosovari

Next Post
Ngërçi me “Kushtetuesen”/ “Venecia” dërgon delegacionin në Tiranë. Reagon Presidenca: Gjithmonë e mirëpritur

Ngërçi me "Kushtetuesen"/ "Venecia" dërgon delegacionin në Tiranë. Reagon Presidenca: Gjithmonë e mirëpritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In