Nga ARTUR AJAZI
Askujt nuk i shkon më mirë se Lulzim Bashës, ajo shprehja e Shqipërisë së Mesme, “dem, dem, po me i ven” apo “vit i ri, qemane e vjetër”. Kjo vlen për kryetarin e ish-opozitës së vjetër dhe aleancave “solide” që ai përfaqëson, për faktin se çdo fillimviti, dhe çdo fillimvjeshte, kryetari Basha, (dhe satelitja e vjetëtuar e tij Monika) na prezanton “programin e ri, stradegjinë e re, ide të reja, rrugë të reja revolucionare për të rrëzuar qeverinë” dhe të tjera gallata si këto. Edhe 2019-tën, Lulzim Basha e ka mbyllur me premtime dhe përbetime se “o largoj këtë qeveri deri në pranverëne 2020, o plas”.
Dhe për këtë gjë, ai edhe në takimet me kryetarët e degëve në rrethe në ditët e fundit të dhjetorit, por edhe me aleatët e çoroditur, e ka përforcuar me bindjen se “ e provuam me protestat, dhe nuk e rrëzuam qeverinë, tani do ta bëjmë me programe ambicioze”. Një prej premtimeve dhe porosive që u ka dhënë Lulzimi kryetarëve në rrethe, ka qenë edhe “ndihmesa” e tyre në hartimin e një “programi exelent” që do tu paraqesim shqiptarëve, për ti bindur ata se zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.
Veç një gjë nuk arrij të kuproj, si mund të gjesh kohë dhe të merresh me çinglaminga të tilla, kur i thua vehtes “kryetar partie dhe kryetar opozite”. Si mund të merresh gjithë muajt e vitit, me gjëra kaq minore, me gallatë brënda vehtes, kur fare mirë mund ti kthehesh normalitetit Lulzim. Atij normaliteti që i ka munguar për fajin tënd (dhe të Doktorit padyshim) Partisë Demokratike, atij normaliteti që për shkakun tënd e rrënoi opozitën, dhe u prishi qetësinë shqiptarëve përgjatë vitit 2019, ndërkohë që premton për 2020, se “ke gati programin e ri për daljen nga kriza”.
Nga cila krizë Lulzim ?
Cilin program, atë të vjetrin, programin e “rritjes së rrogave dhe pensioneve 150 per qind, të heqjes së taksave biznesit dhe qytetarëve” apo programin e ri, të “rritjes ekonomike brënda 1 viti”. Nuk po e gjen dot Lulzim, cilin program duhet tu prezantosh shqiptarëve, ndërkohë që vendi po ecën në rrugën e normalitetit, në rrugën e ndërtimit dhe rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti. Cilin program do tu prezantosh shqiptarëve Lulzim, “programin me 3 apo me 5 pika”, apo ndoshta Doktori ka shtuar edhe nja 15 pika të tjera më rrebeluese.
Ndoshta mund të marrësh eksperiencë edhe nga Monika për “programe” kryeisht në fushën e “fushatave elektorale”. Si nuk e kupton Lulzim se, Partia Demokratike ka kohë që është bërë mosbesuese nga shumica e shqiptarëve, si nuk e kupton se, rruga drejt pushtetit nuk vjen duke rishkruar programe me “dorën e vjetër”, por vjen duke u dhënë shembuj qytetarëve dhe ndjekësve të partisë tënde, se do të ndryshoni mentalitetin dhe kursin e drejtimit në PD tuaj fillimisht.
Duhet tu mbushni mëndjen shqiptarëve, se do të reagoni bindshëm politikisht, lidhur me bashkëpunimin institucional me shumicën qeverisëse, për rrugën drejt zbatimit të reformave, se nuk do të bëheni pengesë në zbatimin e ligjeve kushtetuese, dhe se nuk do të punoni më kundër interesave të vendit në rrugën e tij europianiste. Por pavarsisht se mund të flasësh, se mund të premtosh dhe të thuash gjithë ditën se “ne demokratikasit kemi ndryshuar” nuk ju beson njeri Lulzim. Edhe 2020 për ju, do të “vit i ri, qemane e vjetër”. Ndoshta nuk varet shumë nga ty kjo Lulzim, dhe në njëfarë mënyre duhesh “mirëkuptuar” sepse edhe ti, varesh nga dikush tjetër.