• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Unaza Bujqësore e Elbasanit/ Balla: Kërkesë e hershme e banorëve, në maj mbarojnë punimet

by Java News
05/01/2020 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Elbasan kanë nisur punimet për ndërtimin e të ashtuquajturës autostrada bujqësore, një rrugë e cila përshkon njësitë administrative Gjergjan dhe Shirgjan, të njohura si zonat bujqësore më prodhuese.

 

Kjo rrugë ishte një premtim i Kryeministrit Edi Rama, për fermerët punëtorë të këtyre zonave, por mbi të gjitha për produktet cilësore me të cilat ata konkurrojnë në tregjet europiane.

 

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, deputeti Arben Kamami dhe Kryetari i bashkisë Gledian Llatja inspektuan punimet ndërkohë që kërkuan nga kompania cilësi dhe korrektësi.

 

 

“Me përfundimin e festave jemi rikthyer në punët e përditshme dhe për ne e rëndësishme është përfundimi sa më shpejt i kësaj rruge, por me cilësi. Kujtoj që është një nga rrugët, që ne, me të drejtë, e quajmë unaza bujqësore e Elbasanit, sepse kjo rrugë bën të aksesueshme prodhimet bujqësore të më shumë se 1400 ha, kryesisht sera. Vetëm gjatë këtij vit bujqësor që fillon, sipas fermerëve, këtu pritet të mblidhen rreth 2 milionë rrënjë lakër Brukseli, e cila sjell të ardhura shumë të mira për këtë zonë. Ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve dhe në maj pritet të përfundojnë punimet në të gjithë aksin prej 7.3 km”, – theksoi Balla.

Segmenti është i gjatë 7.3 km dhe u shërben 18 mijë banorëve të 2 njësive administrative. Kryetari i Bashkisë tha se rruga parashikon të gjitha parametrat për një zonë të banuar, si trotuare, kalim këmbësorësh etj:

“Kjo është zona më bujqësore e Elbasanit dhe jam optimist se me mbarimin e rrugës, prodhimi do të dyfishohet. Kjo rrugë ishte domosdoshmëri për banorët e kësaj zone. Jemi kujdesur të marrim parasysh të gjitha nevojat e komunitetit, trotuaret, vendkalimet e këmbësorëve, hyrjet nëpër banesa, kanali vaditës etj”.

Deputeti Arben Kamami vuri në dukje mosbesimin e banorëve të këtyre zonave për këtë rrugë, e cila për ta është domosdoshmëri, ndërkohë që shtoi se aksi shkurton edhe distancën me Belshin dhe Gramshin.

“Gjej rastin të falënderoj Kryeministrin për këtë premtim të mbajtur të fushatës së 2017.

Kjo autostradë bujqësore nuk do të lidhë vetëm këto njësi administrative, po shkurton rrugën nga Belshi e deri në Gramsh dhe përfundimisht do t’i shërbejë një zone me 40 mijë banorë, jo vetëm 18 mijë banorë të këtyre fshatrave”, – tha Kamami.

Aksi rrugor i shkatërruar pengonte tregtarët të merrnin prodhimet bujqësore, të cilat më pas janë të destinuara kryesisht për eksport. Zona e Shirgjanit dhe Gjergjanit njihen për prodhime cilësore, fshatrat nuk janë braktisur dhe i gjithë aktiviteti është i fokusuar tek bujqësia.

Next Post
ANALIZA/ SHBA-Iran, 40 vite që nuk mbarojnë në llogore: Nga pengjet te mbushjet bërthamore

ANALIZA/ SHBA-Iran, 40 vite që nuk mbarojnë në llogore: Nga pengjet te mbushjet bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përmbytjet më të rënda në 30 vjet”, të paktën 6 viktima dhe qindra të evakuuar në SHBA

“Përmbytjet më të rënda në 30 vjet”, të paktën 6 viktima dhe qindra të evakuuar në SHBA

August 17, 2026
“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

August 17, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

August 17, 2026
Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

August 17, 2026
Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com