Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ali Gripshi. Ai ndërroi jetë të premten pasdite.
Gripshi ka qenë nga deputetët më aktivë të PD për Qarkun e Elbasanit, në vitet e para të Demokracisë.
Ai ka qenë në periudha të ndryshme një nga drejtuesit më të suksesshëm të institucioneve lokale dhe deri para disa kohësh ka mbajtur edhe postin e sekretarit të degës së PD për Peqinin. Gripshi mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Peqinit.
g.kosovari