Policia e Shtetit ka publikuar foton e Gëzim Saraçit, i shpallur në kërkim, personi që hodhi granatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe duke e lënë të plagosur së bashku me sekretaren.
Forcat e Policisë, RENEA, FNSH dhe shërbimet e komisariateve të Lushnjes dhe Fierit, e kanë lokalizuar autorin e dyshuar.
Mendohet se ai fshihet në një zonë mes Dumresë dhe Lushnjes, ndërsa ka dyshime që të jetë i armatosur.
Policia ka vënë në dispozicion të çdo qytetari që jep informacion 1 milionë lekë të rinj.
‘Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje’, njofton policia.