Flamur “Alex” Beqiri, vellai i modeles se njohur shqiptare Misse Beqiri, i ekzekutuar para baneses se tij luksoze ne Londer ka pasur te shkuar problematike dhe lidhje me elemente kriminale ne Suedi.
Keshtu shkruan sot The Sun, teksa jep detaje te reja nga ngjarja e rende. Mediat suedeze kanë raportuar se vrasja e Aleksit ishte “e lidhur me rrjetet kriminale” në vend.
Perpara se te shkonte ne Londer e te dashurohej me gruan e tij, Debora, sic raporton The Sun, Flamuri kishte lidhje të ngushta me figura kryesore me boten e krimit ne Malmo. Emri i tij ishte i lidhur edhe me nje rast te bujshem te kontrabandës masive të kanabisit 12 vjet më parë.
Para se të transferohej në Britaninë e Madhe tre vjet më parë, disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Suedi u vranë. Ne Suedi ai ishte emer i njohur pikerisht prej te shkuares.
Ne ate kohe miku i tij i ngushtë Najef Adawi u plagos rëndë në Malmo ndërkohë që bashkëshortja e Adawit ndërroi jetë nga plagët. Edhe Najef akuzohej për vepra të ndryshme kriminale në Danimarkë, dhe kishte kaluar 8 vite ne burg.
Vëllai i një prej emrave më të njohur në Britani, Misse Beqiri, u ekzekutua me bresheri plumbash ne Battersea gjatë rrugës për në shtëpi rreth orës nëntë të darkës.
Autori ia mbathi nga skena e krimit duke e lënë të vdekur në vend. Nuk dihen ende autorët e krimit, nderkohe qe sipas hetimeve te para, flitet per nje atentator profesionist.
Gruaja ishte e para qe mberriti, nderkohe qe burri i saj po lengonte mes gjakut dhe plageve te shumta qe kishte marre. Sipas fqinjeve, ulerimat e saj ishin rreqethese, nderkohe qe ai vazhdonte ende te ishte gjalle kur e gjeten.
Ndërkohë Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.
Flamur Beqiri me te shoqen
Flamur Beqiri
Flamur Beqiri
Flamur Beqiri me te motren
Vendi ku u vra
Misse Beqiri, motra e Flamurit, nje personazh i njohur ne Britani
g.kosovari
E paska kërkuar plumbin ky kriminel!