Festivali i RTSH-së ka nxitur debat të madh në publik dhe mes artistëve, e krejt kjo u rrit dhe më shumë kur mbrëmë u publikuan pikët e jurisë, shkruan GazetaBlic.
Tre anëtarët e jurisë që ishin sjellur nga Eurovizion i dhanë pikët maksimale Elvana Gjatës, por dy emrat shqiptar Rita Petro dhe Mikaela Minga përmbysën rezultatin, pasi njëra i dha 8 pikë Elvanës dhe tjetra vetëm dy pikë.
E për këtë të fundit, Mikaela Mingën publiku ka shpërthyer në komente të shumta, e madje ka reaguar edhe këngëtari Genta përmes një shkrimi në Instagram.
“Ska mundësi që kjo zonja e nderuar të ketë të bëj me muzikën, mesa kuptova kjo ka kryer shkollë për agronome, turp që këta njerëz zgjidhen dhe vlerësojnë artiste dhe muzikën…. Turp”, ka shkruar Gena, Lexo.al.