Qeveria do të njohë si shpenzime të zdritshme për efekt taksash donacionet e dhuruara nga kompanitë për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet e bëra me anë të akteve normative mbi lehtësirat tatimore për rastin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Donacionet me mjete monetare dhe në formën e pasurive të paluajtshme, të bëra nga tatimpagues të ndryshëm dhe që kryhen brenda periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore të cilat janë deri në nivelin 5% të fitimit para tatimit, do të konsiderohen si shpenzime të zbritshme.
Donacione të tilla për këtë qëllim, mbi këtë normë, do të konsiderohen shpenzime të panjohura.