Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar sot mbi 330 mijë dollarë pajisjesh për raste emergjencash, pas tërmetit të rëndë të 26 nentorit që mori 51 jetë njerëzish.
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton përmes një reagimi në rrjetet sociale se SHBA këto pajisje iu ka dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare që në vlerë monetare arrijnë mbi 330 mijë dollarë. SHBA ka sjellë në vendin tonë gjeneratorë, tenda, elementë ngrohjeje dhe pajisje të tjera.
Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit.
Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave. ShBA Qendron Krah Shqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga shumë vendet që i janë gjendur pranë Shqipërisë pos tërmetit tragjik të 26 nëntorit.