“Ferrari” ka zyrtarizuar të hënën rinovimin e kontratës me pilotin e talentuar Charles Leclerc, i cili surprizoi në vitin e parë të tij te kokuqja me një rezultat shumë të mirë, duke arritur 7 pole position dhe duke triumfuar në 2 çmime të mëdha.
Ky rinovim nuk vjen surprizë, shkruan “La Gazzetta”, por është një konfirmim i punës së mirë të bërë nga piloti nga Monte Carlo. Sipas publikimit të bërë nga “Ferrari”, Leclerc ka nënshkruar mëngjesin e sotëm një kontratë të re me kokëkuqen, që do ta mbajë pilotin të lidhur me skuderinë nga Italia deri në vitin 2024, pra dhe për pesë sezone të tjera. Kontrata e re parashikon dhe një rritje të ndjeshme të rrogës, ku piloti do të përfitojë 9-milionë euro në sezon, trefishin e atyre që përfitonte aktualisht.
Kjo ishte një dhuratë e bukur për Leclerc, i cili në vitin e parë të “Ferrari”, arriti të linte në hije dhe pilotin tjetër të kokëkuqes, katër herë kampionin e botës, Sebastian Wettel.
/a.r