Makina që mëngjesin e sotëm shpërtheu me tritol në lagjen ’28 Nëntori’ në Vlorë i përket, Albert Kuliçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë. Prokurorit në fjalë ka një karrierë të mbushur me dosje të nxehta hetimor.
Një nga këto dosje është për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë. Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nën/kryertarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi, Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj, Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës. Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës (Albert Kuliçi) ngrit ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke dërguar dosjen në gjykatë.
Ndërkohë një nga dosjet më të fundit që Kuliçi kishte në dorë është edhe ajo për për tjetërsimin e 100 hektarëve në zonën e Akërnisë në Vlorë ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb Petritaj.
Ai fillimisht u arrestua në tetor të 2018 dhe në maj 2019 u la i lirë me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra. Por Petritaj u riarrestua më 14 nëntor nga policia e Vlorës pas kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj.
/a.r