Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi të shkrepura gjatë një sfilate.
Në fotot në fjalë, ajo shfaqet e veshur me fustane nusërie dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në një foto Oriola shfaqet me një veshje të bardhë trasparente, e cila i ekspozon mjaft bukur trupin e saj elegant dhe seksi. Madje në pah vihen më shumë të pasmet e saj bombastike, të cilat ndjekësit e saj nuk kanë lënë pa i komentuar.
Marashi është një nga femrat më të ndjekura në rrjetin social “Instagram”, aty ku ajo poston shpeshherë imazhe mjaft provokuese që “tërbojnë” fansat.
Ndërkohë kujtojmë se pas lëkundjeve të forta të 26 nëntor, që la 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara, Oriola ishte ndër personazhete njohura që u erdhi në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.
Ajo shkoi e vizitoi familje të ndryshme për t’u dërguar ndihmat që atyre u nevojiteshin më shumë.
g.kosovari