Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Komisioneri Publik sqaron se pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.
Nisur nga kjo, Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj.
Me 16 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Pas këtij vendimi, në fillim të këtij muaji Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi ankimimin e vendimit të KPK për prokurorin e Krimeve të Rënda.
g.kosovari