Stoli i Pep Guardiolës po lëkundet jo pak këtë sezon, pasi është përfolur shumë një ndarje e mundshme mes tij dhe Manchester Cityt në fund të sezonit. Pavarësisht se trajneri e ka mohuar diçka të tillë, mediat në Angli po shkruajnë shumë rreth këtij lajmi.
Gjithsesi, një skenar është edhe qëndrimi në “Etihad Stadium” deri në vitin 2021, kohë kur mbaron edhe kontrata, por nëse ndodh ky skenar, Guardiola ka 3 kushte.
Të tre këto kushte janë në lidhje me merkaton, ku trajneri kërkon me patjetër një mbrojtës qendre, një mbrojtës të majtë dhe një sulmues. Këto janë tre kërkesat e spanjollit në drejtim të kryesisë së Manchester Cityt, sipas asaj që shkruan “Sportsmail”. Tashmë, gjithçka duket se është në dorën e “Qytetarëve”, të cilët nëse e duan trajnerin e tyre, duhet t’i plotësojnë dëshirat e merkatos.
g.kosovari