Dy banesa në Surrel, në periferi të Tiranës, janë përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Policia bën me dije se rreth orës 09:52 të kësaj të marte, në Surrel janë përfshirë nga flakët dy banesa ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se zjarri ka qënë aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/a.r