• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT / Arrestohen tre zyrtarë të administratës, ja për çfarë akuzohen

by A R
17/12/2019 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Refik Zagani, Vesel Tusha, Palë Keçi janë 3 punonjësit e administratës së Zonave të Mbrojtura që u arrestuan sot në Shkodër pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 7 shtetas për “Pushtim toke”.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si edhe të shpërdorimit të detyrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në kuadër të operacionit policor “BREGDET I PASTER”, bënë ndalimin për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të shtetasve:

• R. Z., 57 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.
• V. T., 56 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura.
• P. K., 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyre rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” shtetasit: Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

Në zbatim të një plani masash të përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura, në vijim edhe të operacionit mbarëkombëtar kundër informalitetit, janë ushtruar kontrolle në Zona të Mbrojtura në Qarkun Shkodër.

Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.

Sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 20 Dhjetor 2018

E ka zemrën flori, kjo është shenja e Horoskopit që e duan të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com