Katër parti politike në Kosovë kërkojnë që kryeministri Rama të anulojë Mini Shengenin Ballkanik.
Arsyeja është mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë, prandaj kërkojnë që të anulohet Samiti i Durrësit mes tre sheteve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.
Katër përfaqësues të partive LVV, PDK, LDK dhe AAK u shprehën kundër bashkëpunimit rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta.
Tentimet për formimin e një Mini-Shengeni Ballkanik filluan dy muaj më parë. Tre liderët Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev janë takuar më parë në Novi Sad të Serbisë, pastaj në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Më 21 dhjetor ishte parashikuar që të kryhet një takim në Durrës të Shqipërisë. Kryeministri Rama nuk ka reaguar ende pas kësaj kërkese të partive politike.
/a.r