• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seancë dëgjimore për Arben Malajn, qeveria: Këshilli i BSH nuk reagoi për shkarkim e tij

by A R
15/12/2019 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë do të dëgjojë ditën e hënë në një seancë dëgjimore anëtarin e pezulluar nga detyra të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj. Ai është thirrur për të dhënë versionin e tij për propozimin e qeverisë të shkarkimit nga detyra në bankën qendrore.

Në relacionin e Këshillit të Ministrave arsyetohet se zMalaj ka shkelur rregullat e etikës së sjelljes duke u shprehur disa herë për çështje politike, sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

 “Në vlerësim të sjelljes në raport me publikun, mund të konkludohet se Arben Malaj, në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për t’u informuar për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës. Temat e trajtuara prej tij në daljet publike janë të një natyre thellësisht politike”.

Qeveria pranon në projektvendimin për shkarkimin e Malaj, se kompetenca për të hequr një anëtar të Këshillit nga detyra është e Këshillit Mbikëqyrës, i cili më pas ia propozon Kuvendit, por nënvizojnë se nga ky organ nuk pati asnjë reagim.

“Këshilli Mbikëqyrës dhe anëtarët e tij refuzojnë pa asnjë justifikim ligjor të shqyrtojnë ose të reagojnë ndaj sjelljes joetike dhe në kundërshtim të hapur me rregullat e Kodit të Sjelljes të miratuar nga vetë ata”.

Në këtë rast, qeveria shprehet se në momentin që Këshilli nuk ka reaguar ndaj një rezolute të Kuvendit, në bazë të Kodit të Procedurës Administrative kompetenca për të vepruar i takon Kuvendit. Vetë Malaj është shprehur se do të ndjekë të gjithë hallkat gjyqësore për të ankimuar çështjen e shkarkimit, të cilën e konsideron të padrejtë.

Raporti i qeverisë është depozituar në kuvend dhe pritet të votohet në seancë plenare nga deputetët, një pjesë e të cilëve ish- kolegë të Arben Malajt, të ulur në të njëjtën anë të parlamentit.

/a.r

Next Post
Festa e Milanit prishet nga dy shtylla dhe portieri i Sassuolos

Festa e Milanit prishet nga dy shtylla dhe portieri i Sassuolos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com