Nga 14 mijë që zyrtarisht ishin dje rreth orës 16:00 në 19 mijë bileta! Shitja e biletave për derbin Partizani-Tirana vazhdon dhe thuajse 90% e stadiumit “Air Albania” në kryqytet ka mbaruar. Sakaq, dy sektore janë mbyllur për të ndarë tifozeritë, por ajo që vlen për t’u shtuar është se pjesëmarrja e madhe (në sajë edhe të kuriozitetit për stadium) vjen edhe nga fakti se kjo mund të jetë ndeshja e fundit e vitit për interes.
Ka edhe shumë bileta që janë “falur”, ose më saktë, që kanë shkuar dhuratë.
g.kosovari