Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot përsëri video ku akuzonte kreut të KED-së Ardian Dvorani, si përgjegjësin kryesor për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Por ndryshe nga hera e parë Meta ka zgjedhur që videon ta publikojë në gjuhën angleze, ne te cilen ka shpjeguar edhe nje here se si “u kap sipas tij KED”.
Sipas tij, “mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”.
POSTIMI I PLOTE
“Të dashur miq,
Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”, shkruan Meta.
g.kosovari