• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi i KED? Dvorani i përgjigjet zëdhënësit të Metës: Kjo s’mund të ndodhë, çështjet e rendit të ditës s’janë kokrra mollësh por…

by Java News
12/12/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani i përgjigjet Presidencës. Në një deklaratë për mediat në faqen zyrtare të KED, Dvorani thotë se do vazhdojë të ushtroj deri në fund kompetencat dhe se nuk ka lënë asnjëherë të kuptohet se ndjekja penale ndaj tij mund të bllokojë këtë institucion.

“Ndryshe nga sa paraqitet në këtë “sqarim”, unë jo vetëm nuk kam deklaruar, por as edhe nuk kam lënë të kuptohet se KED bllokohet nëse i nënshtrohem ndjekjes penale.

Përkundrazi, në përgjigje të pyetjes së gazetares jam shprehur qartë, në gjuhën shqipe, se nëse ndiqem penalisht nuk mund të ushtroj më funksionin (në KED).

I ndërprerë nga pyetja tjetër e gazetares, jam përgjigjur se KED, pra edhe ai i vitit 2020, do të vlerësojë situatën, duke u shprehur qartë se ka zgjidhje edhe për këtë lloj situate. Pa u menduar gjatë, kushdo e kupton se nuk bëhet fjalë për bllokim të KED. Kjo nuk mund të ndodhë”, thote ai.

Kreu i KED flet edhe për çështjet e rendit të ditës.

DEKLARATA E PLOTË

KED, sikurse gjatë gjithë këtij viti kalendarik vijon me intensitet punën e tij për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Edhe në mbledhjen e gjatë të ditës së djeshme, për të cilën njoftimi publik gjendet në faqen zyrtare të Gjytës së Lartë, KED mori disa vendime të rëndësishme dhe zhvilloi intervistat me kandidatët për Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Në ditët e ardhshme, ky KED do të miratojë edhe Listën Përfundimtare me renditjen e kandidatëve, e cila së bashku Raportin e Arsyetuar dhe aktet përkatëse, menjëherë do t’i përcillet Kuvendit për të zgjedhur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë, nëpërmjet medias, vij në dijeni të një “sqarimi” të zëdhënësit të Presidentit të Republikës i cili, me këtë rast, paska vendosur pikat mbi “i”, duke qetësuar opinionin publik dhe këdo të interesuar se “alibia” ime në komunikimin e djeshëm me median që nëse ndiqem penalisht bllokohet edhe veprimtaria e KED, nuk mund të ndodhë sepse ligji e ka të zgjidhur këtë situatë.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam zgjedhur të jem i përmbajtur në komunikimin publik dhe të mos përfshihen në lojërat mediatike të cilat jo pak funksionarë publikë i kanë shumë përzemër, më shumë se sa kujdesin për të përmbushur detyrat që u ngarkon Kushtetuta e ligji, si edhe pritshmërinë e publikut. Kështu do të vazhdoj, të ushtroj deri në fund kompetencat, pa u shpërqëndruar nga të tilla fenomene. Ushtrimi i detyrës dhe dinjiteti i funksionit që kam, më kërkon të mos i përgjigjem këtyre lloj lojërave, nëse nuk është e domosdoshme për të mbrojtur autoritetin kushtetues të KED, të anëtarëve në përbërje të tij dhe figurën e dinjitetin tim në cilësinë e gjyqtarit.

Edhe në këtë rast mund të mos përgjigjesha, nëse nuk do të shikoja të njëjtën sjellje prej recidivësh në shfaqjen publike të të pavërtetave dhe gjysmë të vërtetave, me të cilat së paku vetëm transparencë nuk mund të bëhet.

Ndryshe nga sa paraqitet në këtë “sqarim”, unë jo vetëm nuk kam deklaruar, por as edhe nuk kam lënë të kuptohet se KED bllokohet nëse i nënshtrohem ndjekjes penale. Përkundrazi, në përgjigje të pyetjes së gazetares jam shprehur qartë, në gjuhën shqipe, se nëse ndiqem penalisht nuk mund të ushtroj më funksionin (në KED). I ndërprerë nga pyetja tjetër e gazetares, jam përgjigjur se KED, pra edhe ai i vitit 2020, do të vlerësojë situatën, duke u shprehur qartë se ka zgjidhje edhe për këtë lloj situate. Pa u menduar gjatë, kushdo e kupton se nuk bëhet fjalë për bllokim të KED. Kjo nuk mund të ndodhë.

Në ditët që jetojmë, për të qenë të përgjegjshëm dhe të sinqertë, teknologjia na ndihmon për gjithçka, edhe për të verifikuar veten dhe që të mos nxitohemi për të folur pa u menduar. Opinioni dhe kushdo i interesuar, për të vërtetën, nuk ka përse të më besojë as mua dhe as “sqaruesin”. Mjafton të shikojë dhe dëgjojë atë që çdo media ka përcjellë ditën e djeshme, të cilën për lehtësi e kam bashkëlidhur këtij komunikimi (në fund të këtij materiali mund të gjeni videon me deklaratën përkatëse).

Së dyti, “sqaruesi” evidenton “papërgjegjshmërinë” time përkundrejt transparencës duke njoftuar publikisht një rend dite të mbledhjes së KED, të ndryshëm nga ai dërguar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në mbledhjet e tij.

Edhe për këtë “papërgjegjshmëri” të evidentuar nga “sqaruesi” nuk do të përpiqem të shpjegohem gjatë. Në të vërtetë, në të dy rastet kanë qenë 5 çështje në rendin e ditës, ndryshon vetëm numërtimi. Sigurisht kalimet e procesverbaleve, si në veprimtarinë e çdo institucioni tjetër publik kolegjial nuk klasifikohen e vendosen si çështje të rendit të ditës. Përsëri, edhe në këtë rast, teknologjia na ndihmon për të verifikuar të vërtetën. Prandaj dy aktet e “papërgjegjshmërisë” time po ia bashkëlidh këtij komunikimi për t’i vlerësuar kushdo që mund të jetë i interesuar. Vetëm se i sjell në vëmendje “sqaruesit”, që çështjet e rendit të ditës së një mbledhjeje nuk janë kokrra mollësh që vetëm numërohen, por janë çështje që kuptohen dhe dallohen në përmbajtjen e tyre.

Ardian Dvorani

Kryetar i KED

Next Post
Miratohet Fiskalizimi, zbatimi nis më 1 shtator 2020. Reagon Senida Mesi: Ka paqartësi

Miratohet Fiskalizimi, zbatimi nis më 1 shtator 2020. Reagon Senida Mesi: Ka paqartësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In