Është arrestuar nga forcat RENEA, Enrik Lluka në Gjirokastër.
Aksioni për arrestimin e këtij personi është finalizuar mëngjesin e sotëm, ku RENEA dhe policia e Gjirokastrës kanë rrethuar banesën e Endrik Llukas në afërsi të Urës së Subashit dhe më pas kanë bërë edhe arrestimin e tij.
Endrik Llukës i janë gjetur në banesë një snajper prodhim rus si dhe disa municione.
Endrik Lluka dyshohet se është autor i një krimi të ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër të afërm të të arrestuarit.
/a.r