Ashtu si pritej dhe si ishte lajmëruar, ende pa u mbyllur dita e martë, 10 dhjetor 2019, Carlo Ancelotti është shkarkuar nga detyra si trajner i Napolit, pasi ka ardhur edhe zyrtarisht komunikata e klubit.
Edhe pse trajneri në konferencë pas suksesit ndaj Genk dhe kualifikimit tha se nuk do të dorëhiqej por do të takohej me drejtuesit e klubit, presidenti De Laurentiis nuk ka pritur më dhe sot ka marrë vendimin duke u shprehur edhe me një komunikatë ku thuhet se “raporti miqësor nuk preket dhe do të vazhdojë”.
Një rrufe në qiell të hapur, teksa tashmë pritet firma e Gennaro Gattusos, i cili do të marrë Napolin pas aventurës së fundit që ka pasur në Serie A, me Milanin. Rino ka refuzuar shumë oferta dhe priste të duhurën. Gati firma për 1 vit e gjysmë dhe bonuse të përfshira.
Ancelotti paguan sidomos raportet e prishura me Insignen, kapitenin, por edhe sidomos ngjarjen e grumbullimit, kur nxorri blof klubin duke thënë se nuk e dua grumbullimin, por duhet ta bëjmë.