• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan, kundër Nobelit për Handken: Turp! Mbron vrasësin e mijëra myslimanëve

by A R
11/12/2019 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan e ka konsideruar një turp, ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke.

“Është turp ndarja e Çmimit Nobel një personi që mbron dhe lavdëron vrasësin që derdhi gjakun e dhjetëra mijëra myslimanëve”, deklaroi Erdoğan.

Sipas presidentit turk, ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke do të inkurajojë armiqtë e Islamit dhe të njerëzimit.

“Ata që qortojnë Turqinë për demokracinë dhe drejtësinë, shtruan tapetin e kuq për diktatorët dhe terroristët që vranë dhjetëra mijëra njerëz”, u shpreh Erdoğan, shkruan AA.

Erdoğan po ashtu u bëri thirrje njerëzve të ndërgjegjshëm të kundërshtojnë çmimin Nobel për shkrimtarin austriak Handke.

Ceremonia e sotme e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave për shkak të vendimit për ndarjen e çmimit të letërsisë të këtij viti për Handke, një shkrimtari austriak që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Atij iu dha çmimi Nobel për Letërsi përkundër përkrahjes së tij të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

Handke pretendoi se boshnjakët myslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk besoi se serbët kishin kryer gjenocid në Srebrenicë.

Disa vende bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Të dërguarit e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut në Suedi nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel.

/a.r

Next Post
Për kokëcepat, që kanë zaptuar qytetet bregdetare

Vlorë, të dënuarit për trafik droge i sekuestrohen pasuritë me vlerë 543 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com