Ka nisur mirë për Tiranën ndeshja e javës së 14-të të Kategorisë Superiore kundër Kukësi, por është mbyllur akoma më mirë për verilindorët.
Ka nisur mirë për Tiranën ndeshja e javës së 14-të të Kategorisë Superiore kundër Kukësi, por është mbyllur akoma më mirë për verilindorët.
Takimi i zhvilluar në Selman Stërmasi është zhbllokuar pas tetë minutash lojë falë një goditje të saktë me kokë të Hasanit. Vendasit kanë arritur ta ruajnë avantazhin deri në minutën e 65-të, kur Shkurtaj ka barazuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Dhjetë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i përmbysjes së miqve, i realizuar nga Gavazaj, ndërsa siguria për tri pikët ka ardhur në minutën e 80-të falë një goditje dënimi perfekte të Abazajt.
Falë kësaj fitoreje, Kukësi është ngjitur në vendin e dytë dhe ka shkuar vetëm një pikë larg Partizanit kryesues, që u mund sot nga Bylis.
Ndërkohë, Tirana mbetet në vendin e 7-të të renditjes me 19 pikë, po aq sa Teuta e vendit të 8-të, por që ka një ndeshje më pak.
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.